Thursday, November 09, 2006

A ekziston sinqeriteti ?

A ekziston sinqeriteti ?


Kjo eshte pyetje ne te cilen te gjithe pozitivisht dhe shpejt do te pergjigjemi, sepse te gjithe ne per vetveten parashtrojme se jemi te sinqerte dhe se nuk genjejme. Ndonjeri per tu shaqur pak me modest do te pranoje nje a dy genjeshtra te vogla, por te gjithe konsiderohemi jashtezakonisht precize dhe te sinqerte dhe se denjesisht flasim te verteten.Nese se bashku veshtrojme kete pohim evident, se shpejti do te konstatojme se si sinqeriteti eshte send mjaft i rralle dhe se njeri plotesisht i sinqerte thuajse nuk ekziston. Eshte evidente se shumica prej nesh e mashtrojne vetveten kur supozojme se jemi te sinqerte. Sepse, ne, madje edhe para se ta kemi hapur gojen, fillojme te genjejme nga casti i zgjimit ne mengjes. Me fjale tjera, nganjehere edhe vete menyra e te krehurit te cilen kemi zgjedhur behet genjeshter; plaku i cili, qe te duket me i ri, i leshon floket si adoloshent , genjen; genjen edhe plaka e cila i ngjyros floket e saj qe te duket me e re.Genjeshter eshte edhe tufa e flokeve te parukes cila e mbulon siperfaqen e kokes se “qerosit” Genjeshter eshte edhe proteza ne gojen e dhembrishurit. Keto te njejtat jane edhe korsetat apo brezat rreth gruas se shendoshe e cila I ven qe te duket elegante. Te shminkuarit (kozmetika) me te cilen njeriu deshiron t'i mbuloje rrudhat, edhe kjo eshte lloj i genjeshtres memece. Pudra, te kuqte e buzeve, surma, makijazhi ne sy, qerpiket artificiale, te gjitha keto jane tashme genjeshtra te bera para se ta hapim gojen e te flasim. Edhe gersheti i nxeneses ne koken e vashes tridhjetevjecare paraqet genjeshter. Genjeshter eshte dhe mjaft keq ndikon goma pertypese ne gojen e njeriut ne moshe. Te gjitha keto e bejne njeriun genjeshter edhe pse ende as gojen nuk e ka hapur.E kur dikush e cel gojen dhe thote: “Miremengjesi!”, ai kete e thote nga shprehia dhe tradita. Kete ia thote edhe atij qe ia do te miren edhe atij qe s'ia do te miren. Prandaj, edhe ketu genjen, sepse me fjale ia ka deshiruar miremengjesin edhe njeriut ndaj te cilit eshte i disponuar armiqesisht. Ose, kur dikush e ngren receptorin e telefonit dhe i kerkon gjerat te cilat vertet nuk i deshiron, por kete e ben vetem nga kurtoazia; edhe kjo eshte genjeshter.Nganjehere po ai i njejti, per shkak te turpit ose oportunizmit do te refuzoje dicka qe do te deshironte ta zoteroje; edhe kjo eshte genjeshter.E rrejshme eshte edhe reklama me te cilen pershkruhet shija e cigares dhe dobite e saj shendetesore. Rasti i njejte eshte edhe me reklamen e cila pohon se pilula e aspirinit e sheron ftohjen. Kjo eshte genjeshter edhe nga aspekti i farmakologjise. Cdo gje qe ndodh ne boten e shitblerjes fillon me genjeshtra. Ta rikujtojme reklamen e tenistit ne doren e te cilit shohim shishen e uiskit dhe fotografine e luanit i cili perqafon shishen e veres. Ose fotografine e sprinterit te njohur i cili e pi cigaren e duhanit nga Virxhinia.Te gjitha keto jane genjeshtra te zbukuruara te cilat i shohim te ngjitura ne mure, ne faqet e para te gazetave, ne reklamat e kinemase dhe televizionit,sikur genjeshtra te ishte bere tradite komerciale se ciles nuk i shihet per te madhe. Po ashtu ne boten e politikes dhe politikaneve, ne kuloaret e Kombeve te Bashkuara dhe ne fjalorin e diplomateve hasim se si genjeshtra eshte rregull. Madje edhe shkathtesia eshte aftesi e larte diplomatike qe genjeshtren ta prezentosh si te vertete, te thuash dicka ashtu sikur kete nuk deshiron ta thuash, te fshehe c'deshiron, qe sa per sy e faqe te duash cka vertet e urren, qe sa per sy e faqe te urresh cka vertet e do. Me kete rast me kujtohet anekdota e cila tregohet per Cercilin kur e ka pare epitafin ne te cilin shkruante: “Ketu pushon njeriu i sinqerte dhe diplomati i madh”, e Cercili duke e qeshur shtoi: “Kjo eshte hera e pare qe shoh dy njerez te varrosur ne nje arkivol”. Me fja le tjera, sipas mendimit te Cercilit, eshte i papajtueshem sinqeriteti dhe kualitetet e politikanit te larte, jane te papajtueshme te nje njeri sepse, sipas Cercilit, genjeshtra eshte parakusht i politikes se shkathet. Kushti i politikes eshte qe, per shkak te interesit, ta fshehesh, te verteten dhe ta pengosh simpatine, e te sherbehesh me dinakeri, subtilitet, mendjeprehtesi dhe me pergjigje hipokrite.Diplomati i cili publikisht e manifeston simpatine e vet, eshte diplomat i marre. Thene ndryshe, ai kurre s'do te behet diplomat. Edhe ne boten religjioze dhe ne sferen e liturgjise genjeshtra e fshehte pergjon ne formen e ceremonialit ekstrem dhe formalizmit te tepruar. Ta marrim per shembull muajin e agjerimit muajin e abstenimit nga ushqimi i cili eshte shnderruar ne muaj te grykesise e per kete shpiken paragjellat (antipastet), mezelleqet, gjellat aromatike dhe delikateset prej kadaifit deri te pitet e shumellojshme. Konsumi i mishit ne muajin e Ramazanit po rritet, e te dhenat statistikore na flasin se ngjitet deri te konsumimi i dyfishte dhe ne kete menyre muaji i Ramazanit po shnderrohet ne muaj te pjatave dhe grykesise. Prej njeqind personave qe falen, prej tyre me shume se nentedhjete qendrojne te kthyer kah Allahu te dekoncentruar, mendimet e tyre ne namaz jane te lidhura per interesat e tyre ne kete bote. Ata mendojne se po i luten Zotit e ata, ne te vertete, po u luten interesave dhe synimeve te veta dhe perulen qe Zoti (xh.sh.) vetem t'ua realizoje synimet dhe interesat e tyre. Ose per shembull papet mesjetare kane jetuar ne luksozin mbreteror e sulltanor dhe kane notuar ne ar , mendafsh, sundim dhe ndikim. Kane qene feudale te pasur dhe kane poseduar pallate dhe te gjithe kete ne emer te fese dhe Ungjellit, i cili thote se pasaniku nuk do te hyje ne mbreterine e Zotit pervec nese deveja hyn neper vrimen e gjilperes. Kane shkuar edhe me tej dhe kane menduar se jane zoterinj te parajses dhe kane shitur shkresa per faljen e mekateve (indulgjenca). Ne “Vendin e dashurise” gjejme se mashtrimi i vetvetes eshte sistem i gjithepranueshem: secili me vetedije dhe pa te e mashtron vetveten, e nganjehere edhe tjetrin. Dy te dashuruar bisedojne mbi dashurine dhe secili, vec e vec, deshiron te ofroje deshmi me nder te arsyes se pranueshme qe te arrije ne krevat… Edhe dashnorit i duket se eshte cmendur prej dashurise e ai, ne te vertete, kerkon mjet qe te ike nga njemendesia e hidhur. Ne mjediset e qyteteruara dashuria praktikohet si lloj i humbjes se kohes ose si lloj shkathtesie dhe pervoje, ose si aspekt i suksesit te personalitetit.Nganjehere fjala dashuri perdoret si genjeshter e mjalte, e cila e mbulon deshiren e eger te zoterimit, nenshtrimit dhe supremacionit. Nganjehere, prapeseprape, fjala dashuri perdoret si plan dhe gracke e mire qe te arrihet deri te trashegimia. E ne formen me te shpeshte dhe me te perhapur fjala dashuri eshte mjet qe te arrihet kenaqesia e epsheve dhe menyre qe te qetesohet ndergjegjja, qe te mposhtet trupi dhe te menjanohet afektacioni (jonatyrshmeria). Ai eshte mendimi yne permanent me ndihmen e se ciles tejkalojme kompleksin e mekatit. Keshtu femra nga vetja do ta heqe edhe copezen e fundit te rrobes duke e bindur vetveten se kete po e ben sepse eshte sakrifice e dashurise..., se dashuria eshte ndjenje e paster, se kjo eshte caktim i Zotit, se kjo eshte fati dhe se ajo nuk eshte e para e cila ka dashuruar, as e fundit e cila eshte flijuar. Nuk ka rrene me te rafinuar se ajo ne dashuri. Ketu ne cdo fjale eshte rrena, ne cdo kontakt e paverteta. Edhe vete instikti seksual, edhe ai eshte i rrejshem, sepse ai aq lehte zgjohet, e edhe lehte fiket. Ai aq shpejt ngihet dhe kerkon nderrimin e shijes. Sinqeriteti ne dashuri eshte i rralle, me i rralle se diamanti ne shkretetire. Sinqeriteti ne dashuri eshte etika e lojaleve reciprokisht, e jo shfaqje e simpatise se rendomte. Trillohen poezi te dashurise dhe tregime romantike, dhe, nga ana e tyre, bejne komplot qe te thurin (trillojne) fijen e genjeshtrave te dekoruara dhe te bukura, ndertojne kala ne ajer dhe enderrojne endrra trendafili, fotografojne fotografi mashtruese dhe te shkelqyeshme mbi puthjen, perqafimin dhe kontaktin ne shtrat, i pershkruajne kenaqesite e vuajtjeve dhe vuajtjet e kenaqesive, permallimin e zhveshjes (privimit), lotet ne shtrat, alivanosjet tronditese, njohet mbi ndarjen dhe mjegullat, ..., aromat dhe pikturat terheqese te pikturuara me furcen e artisteve, genjeshtareve te medhenj. Genjeshtra ne art eshte tradite klasike te cilen kahere e kane filluar poetet. Odat dhe satirat klasike ne poezine tone, deshmojne per shtrirjen e kesaj tradite te keqe. Arti eshte produkt i epsheve, ideve dhe temperamenti, e temperamenti dhe karakteri jane te ndryshueshem. Genjeshtra, vertet, ka shume! Ne, vertet, genjejme edhe kur hame, sepse hame edhe kur jemi te ngopur. Ku eshte, pra, sinqeriteti?